Seminar për femra · Prishtinë

Perimenopauza & Menopauza

Ta njohim, ta kuptojmë, ta menaxhojmë

E martë, 20 tetor 2026 · 18:00–20:00Hotel Mercure, Prishtinë · 20 € në sallë / 10 € online

Një seminar për të kuptuar ndryshimet që ndodhin gjatë perimenopauzës dhe menopauzës, dhe për të mësuar si t'i menaxhojmë ato.

Pse ky seminar

Pse ky seminar?

Ndryshimet në gjumë, disponim, energji, peshë, cikël menstrual, përqendrim apo shëndetin intim mund të fillojnë vite përpara menopauzës. Informacioni i duhur ndihmon një femër ta kuptojë më mirë trupin e saj dhe të dijë kur duhet të kërkojë mbështetje profesionale.

  • 01

    Ta kuptosh çfarë po ndodh në trupin tënd

  • 02

    Të dallosh simptomat e perimenopauzës

  • 03

    Të kuptosh rolin e ushqyerjes dhe stilit të jetesës

  • 04

    Të dish kur duhet të kërkosh këshillë profesionale

Programi

Çfarë do të trajtojmë?

Tri folëse, tri kënde: farmacia, ushqyerja dhe gjinekologjia.

  1. 01Çfarë është perimenopauza dhe sa mund të zgjasë
  2. 02Shenjat dhe simptomat më të zakonshme
  3. 03Gjumi, ankthi dhe ndryshimet e humorit
  4. 04Brain fog dhe përqendrimi
  5. 05Ndryshimet në peshë dhe yndyra abdominale
  6. 06Ushqyerja gjatë midlife
  7. 07Proteina, muskujt dhe shëndeti i kockave
  8. 08Aktiviteti fizik dhe ushtrimet e forcës
  9. 09Shëndeti urogjenital dhe ndryshimet intime
  10. 10Kur duhet të konsultohemi me gjinekologun
  11. 11Pyetje & Përgjigje me folëset

Folëset

Njihuni me folëset

Seminari organizohet dhe prezantohet nga Linda Duraku Muçolli dhe Pranvera Osmani.

Linda Duraku Muçolli

Organizatore & folëse

Linda Duraku Muçolli

  • Farmaciste, MPharm
  • E certifikuar në shëndetin e femrës në midlife dhe menopauzë
Pranvera Osmani

Organizatore & folëse

Pranvera Osmani

  • Farmaciste, MPharm
  • MSc Nutrition
Dr. Jehona Binishi Hysaj

E ftuar speciale

Dr. Jehona Binishi Hysaj

Gjinekologe/Obstetër

Pjesëmarrja

Zgjidh mënyrën e pjesëmarrjes

Përmbajtja e seminarit është e njëjtë për të dyja mënyrat.

Në sallë

Hotel Mercure

20 €

  • Pjesëmarrje fizike në Hotel Mercure
  • Kafe dhe freskime
  • Materiale të shtypura
  • Takim në person me folëset dhe Pyetje & Përgjigje

Online

Live përmes Zoom

10 €

  • Ndiqe seminarin live nga kudo
  • Pyetje përmes chat-it gjatë seminarit
  • Linku i Zoom-it vjen me email një ditë para seminarit

Detajet

Detajet e seminarit

Data
E martë, 20 tetor 2026
Ora
18:00–20:00
Lokacioni
Hotel Mercure, PrishtinëHape në hartë →
Online
Live në Zoom

Regjistrimi

Regjistrohu për seminarin

Plotëso të dhënat më poshtë. Vendet në sallë janë të kufizuara.

Mënyra e pjesëmarrjes

Si bëhet pagesa

  1. Plotëso formularin dhe shtyp „Regjistrohu".
  2. Do të marrësh email me të dhënat bankare.
  3. Bëj transferin brenda 3 ditëve. Vendi yt në sallë ruhet deri atëherë.
  4. Pasi të verifikohet pagesa, do të marrësh emailin e konfirmimit.

Pjesëmarrëset online e marrin linkun e Zoom-it me email një ditë para seminarit.

Shuma për pagesë: 20 €

Pyetje

Pyetje të shpeshta

Njohuria për trupin tënd është hapi i parë.

Bashkohu me ne më 20 tetor, ora 18:00, për një bisedë të qartë dhe të kuptueshme rreth perimenopauzës dhe menopauzës.

Regjistrohu tani